Itali, 28 gusht 2014 –  Të hënën duke gdhirë e marta, Artur Ibrahimi, 27 vjeç, goditi pesë herë me thikë në bark italianin Luka Proietti-n 43 vjeç, pronar i një bari.

Pasi e plagosi viktimën, Arturi ia mbathi me vrap.

Të enjten ai u vetëdorëzua në stacionin e karabinierisë së Roko di Papës (Rocco di Papa).

Karabinierët shprehen se Proietti e nxorri shqiptarin nga bari ku po pinte, sepse Arturi gjysëm i dehur po i ngacmonte të motrën, e cila punonte si banakiere në bar.

Arturi më pas u kthye me një thikë në dorë dhe e goditit Lukën 5 herë në bark.

Ndaj Artur Ibrahimit është ngritur akuza e mbajtjes së armëve të ftohta dhe tentativë vrasjeje.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/