DURRËS, 28 gusht 2014 – Sikurse ka njoftuar “Dyrrah”-u, më 19 gusht 2014 duhej të mbërrinte gjiganti Sunbay që do të ngarkonte 50 mijë tonë hekur nikel, por ky transportues ndodhej “i lidhur” (moored) në portin turk të Iskenderun-it qysh më 8 gusht 2014.
Më 20 gusht 2014 dispeçeri i portit të Durrësit njofton se anija Sunbay do të mbërrinte në Durrës më 22 gusht 2014.
Por, por më 20 gusht 2014, “Dyrrah”-u verifikoi, me anë të sistemit të identifikimit automatik AIS, se në orën lokale 11.36 (13:36 koha e Shqipërisë) anija ndodhej ende e lidhur në Iskanderun.
Vështirë që Sunbay të mbërrinte më 22 gusht në Durrës që nga Turqia dhe për shkak të shpejtësia maksimale 13.3 nyja (24.6 km/orë).
Përfundimisht, transportuesi mbërriti në portin e Durrësit më 26 gusht 2014, ora 18:30, sipas dispeçerit të portit.
Për hir të së vërtetës, duhet vënë në dukje se bregëzimi i një mjeti të tillë të madh në portin e Durrësit është kureshti dhe ngjarje, pasi, më parë anijet e këtij tonazhi përpunoheshin në radë.
Po ashtu shënohet një rekord më vete për sasinë e madhe të ngarkesës për eksport, prej 50 mijë tonësh mineral hekur-nikeli, me ndikim në bilancin ekonomik të portit dhe biznesit në Shqipëri.
Info
Anija e transportit të mallrave rinfuso Sunbay, në pronësi dhe menaxhim të kompanisë koreanojugore Stx Marine Services, regjistruar në Panama, u ndërtua në vitin 2008 në Kinë në kantierin Jiangsu Hantong Ship Heavy Industry; kapaciteti bartës 56 842 tonë; gjatësia 189.99 metra, gjerësia 32 metra, zhytja 10,2 metra, shpejtësia maksimale / mesatare13.3 nyja (24.6 km/orë) / 11.4 nyja (21.1 km/orë); kalata 11, në terminalin lindor të portit të Durrësit, ka gjatësi 250 metra dhe thellësi 7.3/9.9 metra.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





