DURRËS, 28 gusht 2014 –  Në kuadër të projektit të restaurimit të kalasë së qytetit të Durrësit, financuar me fonde të IPA-Adriatic, shqyrtuar më parë në Këshillin Shkencor të Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe i miratuar nga Këshilli Kombëtar i Restaurimeve në Ministrinë e Kulturës, kanë përfunduar punimet në kullën F (Kulla Anzhuine), të kryera nga një firmë restauruese e licencuar.

Projekti përfshiu punime për konsolidimin, fugatimin dhe pastrimin e vegjetacionit.

Në këtë projekt Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës ka kryer rolin e mbikëqyrësit në çdo hap të projektit, thotë drejtori Ledion Lako.

Kjo kullë, pjesë e murit të kalasë, është kthyer tashmë në një atraksion për vizitorët, ku dhe siguria për ta nuk mungon më.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/