Bullgari, 28 gusht 2014 – Sfida Play-Off e Champions League mes Ludogorets dhe Steaua Bukuresht u vendos pas goditjeve të penalltive.
Bullgarët mbetëm me 10 lojtarë pak minuta para fundit të takimit pas kartonit të kuq që mori portieri, gjë që detyroi teknikun të vendoste në portë mbrojtësin Cosmin Moti.
Por ky i fundit u shndërrua në hero për pak minuta: pasi realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Moti priti edhe dy penallti të kundërshtarëve duke e çuar ekipin e tij në fazën e grupeve tëChampions League.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





