SHBA, 28 gusht 2014 –  Një 39-vjeçar amerikan përplasi Bugatti-n e tij me vlerë 1 milion dollarë, në mënyrë që të merrte 2.2 milionë dollarët e siguracionit por tani mund të dënohet me 20 vjet burg.

Andy Lee House e pranoi që e kishte përplasur qëllimisht makinën, por ai nuk e dinte që një shofer kishte regjistruar të gjithë incidentin, kur ai e zhyti në liqen makinën e shtrenjtë. Video e regjistruar në vitin 2009 u kthye në hit në internet.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/