DURRËS, 28 gusht 2014 –  Fabiani 9-vjeçar nga Durrësi, i diagnostikuar me  leukemi promielocitike, mund të shërohet, njofton portali italian  ecodibergamo.it.

Javën e parë të gushtit 2014 një njollë e zezë në krahun e vogëlushit alarmoi prindërit që e çuan në urgjencë.

Në fillim, mjekët menduan se nuk ishte gjë e rëndë, por analizat e gjakut dhanë një kuadër shumë më të tmerrshëm.

Parashikohej një fat i keq për 9-vjeçarin, shkruan portali italian.

Kartela klinike iu dërgua xhaxhait, Shefkiut, cili jeton në qytetin italian të Ozio Sotos (Osio Sotto) në provincën e Bergamos, Lombardi.

Dukej më shumë si përpjekje e dëshpëruar për të mohuar realitetin sesa shpresë konkrete.

Por një lajm i papritur vjen nga Italia: kushtet e fëmijës janë shumë të rënda, por sëmundja mund të shërohet nëse “sulmohet” në kohë, edhe tani shpejt.

Këtë e merr përsipër reparti i pediatrisë në spitalin “Papa Gjoni XIII” në Bergamo (në foto). 

Në Ozio Soto ente dhe shoqata po grumbullojnë ndihma në shenjë solidariteti.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/