Rusi, 26 gusht 2014  –  Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Botëror të xhudos që po zhvillohet në Rusi. Sportistja kosovare mundi në finalen e kategorisë deri në 52 kilogram rumunen Andrea Çitu. Për të arritur te finalja, xhudistja nga Peja bëri katër duele.

Asnjë problem për Kelmendin që në gjysmëfinale mundi me lehtësi xhudisten vendase Natalia Kuziutina.

Edhe në finalen kundër rumunes Çitu, sportistja kosovare fitoi pa shumë vështirësi, duke u shpallur kampione e botës.

Medalja e artë në Kampionatin Botëror i shtohet karrierës së shkëlqyer të Majlinda Kelmendit, e cila konfirmohet edhe një herë si xhudistja më e fortë në planet në kategorinë deri në 52 kilogram. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/