Gjermani, 26 gusht 2014 –  Një ditë ndryshe ka qenë ajo për lojtarët e Beyernit, të cilët pas fitores kundër Wolfsburg kanë zbritur në pistë për të provuar Audin R8 dhe modelet e tjera të vëna në dispozicion të lojtarëve për këtë sezon nga prodhuesi gjerman i makinave.

Mes të gjithëve ai që e kishte këmbën më të rëndë në gaz ishte francezi Franck Ribery, i cili trembi edhe austriakun David Alaba që komentoi:"Kurrë më në makinë me të" është shprehur ai. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Xherdan Shaqiri.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/