SHBA, 26 gusht 2014 – Këngëtarja e cila bëri më shumë zhurmë në MTV ka deklaruar pas performancës se kishte kaluar një situatë aspak të këndshme, teksa në skenë i ishte grisur fustani.
Pasi përfundoi këngën “Anaconda”, Nicki u ngjit sërish në skenë për t’iu bashkuar Jessie J dhe Ariana Grande, për të kënduar këngën "Bang Bang".
Fustani që 31 vjeçarja mbante veshur ishte grisur dhe për një kohë të shkurtër ajo është munduar që të mos binte në sy. Çdo gjë ka kaluar me sukses dhe këtë gjë ajo ia ka arritur si një divë e vërtetë që është në skenë.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





