Itali, 26 gusht 2014 – Është shpallur në kërkim në të gjithë Italinë, megjithëse hetimet janë përqendruar në vendin e saj të lindjes, Napoletano, Itali.

Rosa Della Corte, e cila u dënua me 18 vite burg për vrasjen e të fejuarit të saj në vitin 2003, që nga dita e premte nuk është kthyer në vendin e vuajtjes së dënimit.

Ajo kishte përfituar një leje disa ditore nga autoritetet e burgut, por në përfundim të saj Rosa ka avulluar.

Njëkohësisht është zhdukur edhe i fejuari i saj i ri, të cilin e kishte njohur në Leçe gjatë një tjetër lejeje shpërblyese nga burgu.

Avokati i gruas është shprehur i shqetësuar për zhdukjen e saj, pasi Rosa muajt e fundit ishte në depresion dhe kishte humbur 25 kg.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/