Tiranë, 26 gusht 2014 –  Ndonëse ka pak kohë që ka sjellë në jetë djalin,Çiljeta gëzon linja perfekte dhe kjo nuk i ka shpëtuar jo vetëm fansave, miqve por edhe stilistëve me famë botërore. 

Ajo është shquar për bukurinë e saj mesdhetare. Kjo gjë është vënë re edhe nga stilisti i famshëm Roberto Cavalli. Ai i ka shkruar asaj në një foto në Instagram që ta telefonojë atë.

“Call me”-i ka shkruar stilisti Çiljetës. Bukuroshja kishte postuar foton bashkë me djalin e saj dhe i kushtonte atij një dedikim dashurie. Sigurisht që dhe përgjigjja e këngëtares ka qënë e shpejtë dhe pozitive. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/