Serbi, 26 gusht 2014 – Një i burgosur në Serbi vrau gruan e tij gjatë një vizite në qeli. Ivan Milovanoviç, 35 vjeç, është dënuar me 3 vjet e 10 muaj për trafik droge. Por ai u tërbua kur mësoi se e shoqja, Bojana Baceviç, 29 vjeç, do e linte, pasi do emigronte.
Ngjarja e rëndë ndodhi në një burg në Nish. Burgu ka dy dhoma intimiteti, të përshtatura për çiftet që të bëjnë seks për dy orë çdo dy muaj.
Dhomat nuk kanë roje dhe kamera dhe çifti i kishte përdorur edhe në të shkuarën. Por kur rojet u kthyen pas dy orësh tek dhoma, ata e gjetën vizitoren të vdekur.
I dënuari u tha rojeve se e kishte humbur fare kur e shoqja i tha se do e braktiste. Kjo është hera e katërt që Milovanoviç po vuan dënimin me burg.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





