SHBA, 26 gusht 2014 – Shtetet e Bashkuara kanë thënë së dhëndri i Osama bin Ladenit duhet të dënohet me burgim të përjetshëm, pasi është shpallur fajtor për akuzat që lidhen me terrorizmin.
Prokurorët në Nju Jork kanë thënë se masa e tillë për Sulaiman Abu Ghaith dërgon mesazh të rëndësishëm parandalues për terroristët eventualë.
Abu Ghaith është shpallur fajtor në mars, për rolin e tij si zëdhënës i Al Kaidës pas sulmeve të 11 shtatorit, 2001.
Akuzat përfshijnë konspiracione për të vrarë amerikanë dhe për të siguruar mbështetje për Al Kaidën.
Shpallja e dënimit është caktuar për 23 shtator.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





