Rusi, 25 gusht 2014  –  Rojet e burgut Syktyvkar në krahinën Komi, e cila ndodhet mbi një mijë kilometra në veri-lindje të Moskës, kanë kapur një mace me një celular të ngjitur pas barkut.

Rojet kanë kuptuar se macja ishte trajnuar për të futur në burg celularët!

Pas kësaj ngjarjeje që habiti jo pak gardianët, policia po punon për të zbuluar identitetin e personit që kishte trajnuar macen të bënte këtë veprim të paligjshëm.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/