25 gusht 2014 – Lesbiket përjetojnë më tepër orgazma sesa femrat heteroseksuale, sugjeron një studim shkencor i publikuar në “Revistën e Mjekësisë Seksuale”, shkruan “The Guardian”.
Studimi i kryer me 2850 burra dhe gra arriti në përfundimin se burrat që kryenin marrëdhënie seksuale me një partnere të njohur, kanë shanse më të larta (85%) për të pasur orgazma, krahasuar me gratë (63%).
Megjithatë, lesbiket përjetonin orgazma 75% të kohës. Ndërsa për meshkujt, nuk ishte i rëndësishëm orientimi i tyre seksual. Seksologët kanë argumentuar se lesbiket marrin më tepër kënaqësi nga seksi, pasi nuk frenohen nga pritshmëritë gjinore të performancës dhe kënaqësisë, që janë prezente në çiftet heteroseksuale.
Megjithatë, në një lidhje, nuk është thjesht “përputhshmëria seksuale” që ka rëndësi, pavarësisht sa të shpeshta janë orgazmat. Çiftet mund të ndahen edhe për probleme përtej seksit. Shumica e meshkujve duan orgazma në raportin 1:1 dhe kanë dëshirë të kënaqin, edhe pse kjo nuk mund të ndodhë gjithmonë.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





