SHBA, 25 gusht 2014 –  Mbrëmjen e djeshme në Los Angeles u ndanë çmimet muzikore të kanalit MTV në një ceremoni që mblodhi bashkë yjet e momentit.

Kënga “Wrecking Ball” e Miley Cirus mori çmimin kryesor si video më e mirë e vitit.

Video më e mirë në kategorinë për femrat shkoi për Katy Perryn “Dark Horse”.

Video më e mirë në kategorinë për meshkuj shkoi për britanikun Ed Sheeran “Sing”.

Por sigurisht si në çdo eveniment nuk mungojnë as parakalimet me fustanet seksi të këngëtareve dhe të të ftuarve. Ja disa prej tyre! 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/