Durrës, 25 gusht 2014 – Bledian Rizvani deklaroi se skuadra e Teutës është e përbërë nga shumë lojtarë të rinj, të cilët duhet të fitojnë eksperiencë.

Kapiteni i Teutës, Bledian Rizvani ia faturoi humbjen ndaj Flamurtarit mungesës së eksperiencës, pasi skuadra ka shumë lojtarë të rinj në përbërjen e saj. Portieri theksoi se skuadra nuk duhet të demoralizohet pasi kampionati sapo ka filluar dhe reagimin lojtarët duhet ta tregojë në ndeshjet e tjera.

Rizavani pohoi se vlonjatet kanë një skuadër të fortë dhe me eksperience dhe kjo ndikoi shumë. Ai theksoi se humbja ndaj Flamurtarit duhet harruar sa më parë dhe të merren masa urgjente që kjo gjë mos të ndodhë më.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/