Angli, 25 gusht 2014 – Një grua në Britani ka shpenzuar 15 vite nga jeta e saj dhe 130.000 sterlina për t’iu nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale dhe për t'u kthyer si femra e pikturës së saj të preferuar.
Krystina Butel, 30 vjeç filloi transformimin e saj ekstrem, pasi i dhuruan një karikaturë të sajën, të vizatuar gjatë kohës që ajo ishte me pushime në Ibiza në moshën 15 vjeçare.
Menjëherë sapo ajo ka parë karikaturën që i dhuruan, ajo e ka dashuruar atë dhe ka kërkuar të bëhet si gruaja që shihte në pikturë.
Gjatë transformimit të saj ajo iu nënshtrua operacioneve plastike duke përfshirë botox-in, make-up-in e përhershëm, si dhe zmadhimin e gjoksit.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





