E hënë, 25 gusht 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Përfitimi i tapisë. Legalizimet, Lame: Afatet për pagesat e truallit”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Dorëheqja e Fullanit, Turku: PD të mos mbrojë individë me përgjegjësi ligjore
– Pezullimi i lejeve, PD do ankimojë në Kushtetuese
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “Juristët, Presidenti sfidë Kuvendit”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– Arben Gjalpi: Si duhet zgjidhur çështja e pronave në Shqipëri
– Doganat, shërbimet me një sportel, tregtarët kursejnë kohë dhe para
GAZETA SHQIPTARE hapet me shkrimin “Bitraj: Borxhet në kazino. Pronarët e dinin ku punoja dhe do ua ktheja”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Punësimi i të rinjve, ja 20 kurset për të fituar një zanat
– Eneda Tarifa: Ju rrëfej të vërtetën e largimit nga “Portokallia
GAZETA MAPO hapet me shkrimin “Nga viti 2009, politikanët shqiptarë nën përgjimin e shërbimit sekret gjerman”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Pezullimi i lejeve të ndërtimit, PD: Vendorët mund ta injorojnë
– Maks Shtraus: Debatet e babait me Aleks Budën mbi komunizmin
GAZETA SHQIP ka si argument kryesor “PD, në Parlament për territorialen”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Nisma e opozitës, pezullimi i lejeve të ndërtimit në Kushtetuese
– Policia instalohet me kamping në Dukagjin, ndalen të shtënat për kultivimin e kanabisit
– Presidentët Nishani dhe Jahjaga, takim në Austri
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





