Dashi

Mund të verifikoni diçka të pazakontë. Mos jini pesimist, nuk ju shkon. E sotmja do të jetë një ditë e mbarë me shumë mundësi të mira për të realizuar dëshirat tuaja.

Demi

Mund të mblidhni frytet e sukseseve të së shkuarës. Ditë perfekte për të filluar një punë të re. Do të keni marrëdhënie të mira me të afërmit dhe të njohurit. Gëzojuni sa më shumë kësaj dite.

Binjakët

Mos kini frikë që të përballeni me një të njohur ose një kolege duke e sqaruar sa më shpejt pozicionin tuaj, por gjithsesi shmangni diskutimet dhe polemikat e kota. Jini të qartë.

Gaforrja

Sot për ju dashuria do të lindë: meritoni vëmendje dhe përkëdhelje të cilat sigurisht do t’i merrni. Bëni durim sepse një njohje e re mund të jetë ajo e duhura.

Luani

Është dikush i cili ju mendon fshehurazi dhe po fshehurazi ju dëshiron, por ju duket se nuk e pranoni atë dhe kjo është arsyeja e sekretit të tij/saj. Miqtë nuk do t’ju ndihmojnë sot.

Virgjëresha

Përpiquni të bëheni i dobishëm për një familjarin tuaj i cili ka nevojë për mbështetjen tuaj në të gjitha kuptimet. Kujtohuni se kush bënë mirë, gjen mirë. Mos ëndërroni me sy hapur.

Peshorja

Saturni dhe Mërkuri fatkeqësisht do të ndikojnë keq te personat e shenjës së peshores. Do të mbylleni në vetvete dhe nuk do të keni aspak dëshirë të dilni jashtë e të dëfreheni në ditët e fundit të verës.

Akrepi

Një situatë e vështirë që po përjetoni prej disa ditësh do të zgjidhet shumë shpejt, falë ndihmës së një të afërmi ose të një të njohuri të familjes. Në dashuri jini më të sigurt.

Shigjetari

Sot mund të takoni një mik të vjetër i cili do t’ju bëjë një ftesë, ndaj gjeni kohë dhe hapësirë mes impenjimeve tuaja për ta respektuar. Beqarët duhet të bëjnë seleksionime në shoqëri.

Bricjapi

Pikë së pari sot duhet të keni një dialog të mirë me personat që do t’ju rrethojnë. Mos i merrni gjërat personale. Ndërkohë shëndetin mos e neglizhoni. Mundohuni të çlodheni sot.

Ujori

Nëse po mendoni se përpjekjet tuaja janë të padobishme, duhet të dini se keni të gjitha energjitë e mundshme për të çuar përpara projektet tuaja. Meditoni dhe veproni menjëherë.

Peshqit

Përgjithësisht e sotmja për ju të peshqve do të jetë një ditë monotone në të gjitha drejtimet. Ju këshillohet që të keni një marrëdhënie të mirë, veçanërisht me partneren.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/