24 Gusht 2014 – Sezoni i ri i show-t “Portokalli” mund të vijë me ndryshime. Autorët kanë menduar që një rifreskim imazhi do të ishte i nevojshëm. Top Channel ka nisur audicionet për prezantuese. 

A do të jetë e përzgjedhura nga këto audicione ajo që do të zëvendësojë Eneda Tarifën? Mediat kosovare kane nisur aludimet. “A do të jetë sërisht në drejtimin e “Portokalli” Eneda edhe pse dikush tjetër mund të jetë pjesë e spektaklit?” 

E megjithatë të gjitha këto pikëpyetje mund të marrin përgjigje me fillimin e sezonit të ri. 

Fakti që Top Channel ka nisur audicionet edhe për prezantuese është një tregues që do të ketë ndryshime të dukshme në strukturë edhe imazh