23 gusht 2014 – Shkenca ka treguar se femrat kanë dëshirë të gënjejnë. Dorën në zemër, vetëm herë pas here dhe vetëm lidhur me disa gjëra. Hulumtimi të cilin e ka zhvilluar një kompani e kujdesit për flokët, ka treguar se femrat i gënjejnë partnerët e tyre për ndjenjat ndaj të afërmeve (anëtarëve të familjes, miqve).

Femrat gjithashtu nuk tregojnë sa kanë shpenzuar kur blejnë gjëra për t’u zbukuruar, kurrë nuk do të tregojnë sa kilogramë peshojnë, madje nuk tregojnë se a kanë tradhtuar në lidhjet e kaluara.

Çdo e njëzeta femër ka pranuar se fsheh numrin e veshjeve dhe sa gota alkool pi gjatë javës, ndërsa çdo e pesëdhjeta pranon që partneri i saj as që e di se sa vjeçe është ajo.

Anketa zbulon gjithashtu se biondet janë shumë të shkathëta kur gënjejnë, shumë më mirë se ato me flokë ngjyrë gështenje dhe zeshkanet. Gënjejnë posaçërisht lidhur me raportet të cilat i mbajnë me ish-partnerin, si edhe për numrin e partnerëve seksualë nga e kaluara.

Më besniket janë damat me flokë të thinja: 41 për qind e tyre kanë thënë që çdo gjë ia tregojnë partnerit. Me kalimin e viteve dhe me arritjen e përvojës, është e qartë që femrat heqin dorë nga “gënjeshtrat e vogla të përditshme”.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/