Greqi, 23 gusht 2014 – Një kamion me targa shqiptare ka mbetur në rrugë kur gomat e tejmbushura me hashash kanë plasur. E gjithë skena ka ndodhur para policëve grekë, të cilët ndërhynë menjëherë.

Ngjarja ndodhi mbrëmë në rrugën Janinë-Trikalla, në zonën Drisku në Greqi, kur në një kamion që drejtohej nga një shqiptar u zbulua një sasi hashashi. Sipas medieve greke, policia greke kishte dyshime për këtë maune dhe i ishte vënë në ndjekje.

Gjatë ndjekjes kanë diktuar se një nga gomat plasi, ndërsa hashashi nisi të derdhej në rrugë. Nga kontrolli u zbuluan të fshehura në katër goma, 19 kg e 655 gr hashash. Policia arrestoi drejtuesin e maunies i cili është një 53-vjeçar shqiptar.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/