Gjermani, 23 gusht 2014  –  E përditshmja prestigjioze gjermane “Der Spiegel” sapo ka publikuar online skupin, që ka të bëjë me Shqipërinë.

BND- Shërbimi sekret civil gjerman, përveç Turqisë, ka përgjuar intensivisht edhe një aleat tjetër të NATO-s, Shqipërinë.

Sipas “Der Spigel”, Shqipëria është përgjuar në detaje dhe thellësi dhe përgjimi ka nisur që përpara sesa vendi të bëhej anëtar i NATO-s.

Media gjermane bën ironi me deklarimin e Kancelares Merkel drejtuar aleatëve amerikanë, për përgjimin, që NSA-ja amerikane i kishte bërë kabinetit Merkel, madje dhe vetë Kancelares.

Të përgjosh miqtë është diçka e pështirë vërejti në këtë rast znj. Merkel.

Tashmë është radha e gjermanëve të përgjojnë Turqinë dhe Shqipërinë, që të dyja vende anëtare të NATO-s.

Turqia reagoi shumë negativisht në nivel Kryeministri dhe Presidenti, kur u bë publik përgjimi i turqve nga gjermanët.

Mbetet për të parë si do reagojë kryeministri Rama në prag të takimit me Kancelaren Merkel, tashmë që u bë publik përgjimi i qeveritarëve shqiptarë nga BND-ja gjermane.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/