Itali, 23 gusht 2014 – Aksidenti spektakolar, por pa probleme për Konstatin Tereshchenkon në cirkuitin e Spa në Belgjikë.

Gjatë provave zyrtare të GP3, një-vendëshja e pilotit rus doli nga pista dhe pas u përplas me pjesën anësore fluturoi për disa metra në ajër.

Në momentin kur makina preku në pistë shpërthyen edhe flakët që alarmuan pilotin dhe komisarët e garës.

Tereshchenko mundi të dalë shpejt nga makina dhe të mos pësojë as gërvishtjen më të vogël.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/