Itali, 23 gusht 2014 – Policia e qytetit të Raguzës, në Siçili arrestoi Genci Muçkën, 33 vjeç.
Ai u arrestua në flagrancë, ndërsa i veshur me doreza po vidhte sende të ndryshme në garazhin e një vile.
Me sendet e vjedhura Muçka po mbushte një karrocë supermarketi.
Muçka i paraqiti policisë një pasaportë shqiptare të falsifikuar me emrin e rremë Fabian Mato.
Nga analiza daktiloskopike rezultoi se i arrestuari ishte Genci Muçka, që ishte arrestuar po për vjedhje nga policia e Raguzës në vitin 2013.
Genci u dërgua në burgun e Raguzës në pritje të procesit gjyqësor.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





