SHBA, 23 gusht 2014 – Ky është momenti i pabesueshëm kur një nënë në Idaho të SHBA goditet nga rrufeja, ndërkohë që e bija po e regjistronte me video.
Stephanie Rey dhe e bija e saj kishin dalë për të parë stuhinë e rrufeve që kishte përfshirë qytetin Hayden. Por një rrufe godet Stephanie.
Duke folur për mediat lokale, Stephanie thotë se trupi i theri për orë të tërë pas incidentit, por ajo është e lumtur që është gjallë.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





