Angli, 23 gusht 2014 – Pasi la "Milanello"-n sulmuesi i kombëtares italiane shkoi fillimisht në vendlindjen e tij, Brescia nga dhe ky u nis për në Angli.
Por para se të merrte avionin Super-Mario nuk harroi të bënte një xhiro me Ferrarin e tij.
Momentet e mbërritjes së Mario Balotellit në qëndrën stërvitore të Liverpool "Melwood Training Ground" nuk ishin ato që priteshin.
Italiani që i kushtoi "The Reds" 16 milionë sterlina u prit nga shumë pak tifozë, pjesa më e madhe e të cilëve fëmijë.
Pas akordit mes klubit anglez dhe Milanit dhe shtrëngimit të duarve mes Mino Raiolas dhe Brendan Rodgers, ka nisur aventura e Super Marios në Angli, e dyta pas asaj me Manchester City-n.
Balotelli do të përfitojë 90 mijë sterlina në javë dhe nëse sillet mirë kontrata aktuale 3-vjeçare bëhet automatikisht 4-vjeçare, plus benefite të tjera.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





