Itali, 22 gusht 2014  –  Tre hajdutë shqiptarë ndërsa po vidhnin një vilë, u pikasën nga e bija e të zotit të shtëpisë, e cila njoftoi menjëherë karabinierët me telefon. 

Grabitja ndodhi në qytezën e Paezes, në provincën e Varezes. Sapo mbërriti makina e karabinierëve hajdutët u larguan me shpejtësi me një Ford Fiesta të vjedhur.

Gjatë ndjekjes, Ford Fiesta u përplas në një rreth rrotullim. Dy nga hajdutët ia mbathën, ndërsa Edmond Robelli, 27 vjçc banues në Breshia (Brescia) u kap nga karabinierët.

Ai nuk mundi të largohej, sepse theu këmbën në momentin e përplasjes. Karabinierët shpresojnë të identifikojnë dy hajdutët e tjerë, nëse bindin Edmondin të bashkëpunojë me drejtësinë, ose nëpërmjet analizave të AND-së të qimeve të flokëve të gjetura në makinën e hajdutëve.

Edmondi me urdhër të gjykatës, pasi t’i shërohet në spital  këmba e thyer, do të dërgohet në burg.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/