Hollandë, 20 gusht 2014 – Familja e Johan Cruyff dhe vetë legjenda e futbollit hollandez ka kaluar momente të sikletshme kur një prej gazetave më popullore në vend lajmëroi vdekjen e ish-yllit të Ajaxit dhe Barcelonës.

Sipas "Volskrant", një prej emrave më të njohur të futbollit botëror, ishte ndarë nga jeta dhe lajmi u përhap në mediat e tjera dhe në rrjetet sociale me holandezët që shprehnin dhimbjen për këtë hidhërim. 

Megjithatë, pak minuta më pas, "Volskrant" e ka hequr lajmin e publikuar në faqen e saj në internet, duke bërë që të nisin dyshimet e para. 
Interesimit të madh të gazetarëve i është përgjigjur edhe familja që ka bërë të ditur se Cruyff është shëndoshë e mirë dhe e ka quajtur të turpshëm këtë lajm.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/