DURRËS, 19 gusht 2014 – Në uebin e portit të Durrësit u njoftua se më 10 dhe 18 gusht 2014 do të mbërrinte dy herë anija turistike Riviera dhe udhëtimi u anulua; po ashtu më 19 gusht 2014 duhej të mbërrinte gjiganti Sunbay që do të ngarkonte 50 mijë tonë hekur nikel, por ky transportues ndodhet “i lidhur” (moored) në portin turk të Iskenderun-it qysh më 8 gusht 2014.
Më 20 gusht 2014 dispeçeri i portit të Durrësit njofton se anija Sunbay do të mbërrijë në Durrës më 22 gusht 2014.
Por, por më 20 gusht 2014, “Dyrrah”-u verifikoi, me anë të sistemit të identifikimit automatik AIS, se në orën lokale 11.36 (13:36 koha e Shqipërisë) anija ndodhej ende e lidhur në Iskanderun, në koordinatat 36.68777° V 36.19543° L (shih faksimilen e hartës).
Vështirë që Sunbay të mbërrijë më 22 gusht në Durrës që nga Turqia dhe për shkak të shpejtësia maksimale 13.3 nyja (24.6 km/orë).
Info 1 / Kroçiera Riviera
Anija turistike Riviera në pronësi dhe menaxhim të kompanisë Oceania Cruises në Majami të SHBA-së, regjistruar në Ishujt Marshall, u ndërtua nga kantieri italian Fincantieri në Sestri Ponente (Gjenova) në korrik të vitit 2011, u pagëzua në Barcelonë më 11 maj 2012, dhe nisi udhëtimin e parë 10-ditor nga Venecia në Athinë më 16 maj 2012; ka një kapacitet prej 1250 vetash në 625 kabina të klasit të parë, që u shërben ekuipazhi prej 800 vetash; dhjetë zona ngrënieje me bare dhe vende ndenjeje të ndryshme, qendër gatimi, banjë balneare tip Canyon Ranch spa, palestër, pishinë etj.; tonazhi 66 084, gjatësia 239,27 metra, gjerësia 32,31 metra, zhytja 7.32 metra, shpejtësia 20 nyja (37 km/orë).
Info 2 / Anija e transportit të mallrave rinfuso Sunbay
Anija e transportit të mallrave rinfuso Sunbay, në pronësi dhe menaxhim të kompanisë koreanojugore Stx Marine Services, regjistruar në Panama, u ndërtua në vitin 2008 në Kinë në kantierin Jiangsu Hantong Ship Heavy Industry; kapaciteti bartës 56 842 tonë; gjatësia 189.99 metra, gjerësia 32 metra, zhytja 10,2 metra, shpejtësia maksimale / mesatare13.3 nyja (24.6 km/orë) / 11.4 nyja (21.1 km/orë); kalata 11, ku u planifikua të bregëzohej në Terminalin Lindor të portit të Durrësit, ka gjatësi 250 metra dhe thellësi 7.3/9.9 metra.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





