20 gusht 2014 – Këngëtarja e njohur shqiptare, Çiljeta Çilaga nuk e ka çuar dot deri në fund sezonin e verës me flokët bjonde.

Siç bërë e modës që çdo ndryshim të ri, kryesisht në look, që lajmërohet në rrjetet sociale, edhe Çili nuk përbën përjashtim.

Këngëtarja ka lajmëruar fansat e saj në rrjetin social “Facebook” se tashmë është rikthyer sërish brune.

Sigurisht që fansat u përshtatën lehtë me këtë ndryshim, duke e komplimentuar për  look-un e ri, disa madje as që e vënë në dyshim se Çilit i shkon çdo lloj ngjyre.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/