20 gusht 2014 – A e dini se manaferrat janë një frut jo vetëm i shijshëm, por edhe mjaft i dobishëm për shëndetin mendor.
Do t’ju duket e çuditshme, por kohët e fundit është kryer një studim i cili ka dalë në përfundimin se konsumimi i rregullt i luleshtrydheve dhe manaferrave mund të frenojë plakjen mendore për më shumë se dy vite. Ngrënia e manaferrave dhe luleshtrydheve mund të ndihmojë në frenimin e plakjes së mendjes në moshë të thyer.
Mund të ndodhë që truri juaj të mos plaket aq shpejt nëse jeni në moshë të thyer dhe konsumoni sa më shumë manaferra. Manaferrat gjithashtu njihen si frut i pasur me antioksidantë dhe të mbrojnë nga një mori sëmundjesh. Sa më shumë t’i përdorni aq më mirë do të jetë!
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





