Brazil, 20 gusht 2014 – Një mjek i njohur brazilian është dënuar në Brazil në 278 vite burgim për përdhunim të 39 pacienteve. Autoritetet vendore e kishin shpallur në kërkim në vitin 2011.
Mjeku Rozhe Abdelmasih është arrestuar në Paraguaj njoftoi policia braziliane. Ai është specialist për riprodhim të asistuar dhe ka mjekuar shumë personalitete të njohura braziliane, duke përfshirë këtu edhe bashkëshorten e futbollistit të njohur Pele.
Në vitin 2009, mjeku është arrestuar mbi bazën e akuzave të ngritura nga pacientet e tij. Disa prej tyre treguan se janë përdhunuar shumë herë nga ai në klinikë.
Në vitin 2010, mjeku është dënuar me 278 vite burg. Ai për këtë vendim u ankua para Gjykatës Supreme dhe autoritetet nuk e mbyllën në burg.
Që nga ajo kohë Abdelmasih u arratis nga vendi dhe arriti të qëndronte i fshehur deri tani.
Tani mjeku do të ekstradohet nga Paraguaji, që ta vuajë dënimin e marrë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





