Durrës, 20 gusht 2014 – Rreth 500 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa janë sekuestruar nga policia kufitare në Portin e Durrësit.

Sasia e drogës ishte e ndarë në 320 pako dhe ishte e fshehur në dyshemenë e një kamioni.tip “Iveko” me targa AA 366 JJ.

Në pranga ka përfunduar shtetasi Fatmir Doja 46 vjeç, banues në Spille, Kavajë.

Nga hetimet e para droga kishte si dentinacion vendin fqinjë Itali.

Nga ana e grupit hetimor po punohet për të zbuluar të tjerë persona që mund të kenë lidhje me këtë trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/