Itali, 19 gusht 2014 – E përjavshmja italiane “Chi” ka botuar foto ekskluzive  të ministres së Arsimit, Stefania Gianni “topless” duke shijuar pushimet dhe rrezet e diellit. 

Sipas revistës “Chi” është hera e parë në historinë e republikës italiane që një eksponent i qeverisë fotografohet në plazh pothuajse e zhveshur. Ministrja dukej shumë e relaksuar dhe aspak e shqetësuar se paparacët mund të fiksonin këtë moment.   

Revista “Chi” javën e kaluar kishte arritur të shkëpuste imazhe edhe të ministres, Maria Elena Boschi me një bikini ngjyrë të zezë  në plazhin e Marina di Massa që dukej në superformë duke e kurorëzuar edhe  “si gruaja më e bukur e verës”. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/