Kinë, 19 gusht 2014 – Avioni i China Eastern Airlines u detyruar të qëndrojë edhe më tej në qiell, pasi kontrollorët e trafikut ajror në kullën e aeroportit Wuhan në Kinë i kishte zënë gjumi.
Telefonatat e pilotëve për të marrë leje zbritje mbeten pa përgjigje për rreth 15 minuta.
Pas pritjes së gjatë, kontakti është realizuar dhe avioni që vinte nga ishulli tropikal Hainan mundi të ulej në pistën e aeroportit.
"Kontrolluesit ishin në gjumë gjatë detyrës dhe pë këtë arsye avioni qëndroi për një kohë pa përgjigje", pranuan autoritetet kineze.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





