Durrës, 19 gusht 2014 – Katër të rinj të cilët kishin shkuar për t'u larë në plazhin e Gjirit të Lalzit kanë rrezikuar jetën.

Në orët e pasdites së djeshme shërbimet e Policisë Kufitare i kanë dhënë ndihmë  katër të rinjve, pushues nga Tirana, të cilët rrezikonin mbytjen në det.

Dy prej të rinjve u dërguan në gjendje të rëndë drejt Spitalit të Durrësit dhe gjatë transportimit 20 vjeçari F.Basha, ka gjetur vdekjen.

Mësohet se të rinjtë, po lundronin me një varkë, ku si pasojë e dallgëve të larta mjeti lundrues është përmbysur.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/