Burrel, 18 gusht 2014 – Automjetit të Gazmir Demës i është vënë eksploziv. Në këtë përfundim ka arritur policia e Burrelit lidhur me shpërthimin e mjetit paraditen e sotme para Bashkisë së qytetit.
Prej orës 11:00, Dema është shoqëruar në komisariatin e policisë dhe po merret në pyetje nga grupi hetimor i ngitur për ngjarjen.
Aktualisht pista kryesore në të cilën po hetohet është ajo e hakmarrjes, pasi 34- vjecari Gazmir Dema ka pasur një konflikt pak kohë më parë, për të cilin ka bërë dhe kallëzim në polici.
Dema ka deklaruar se është kërcënuar disa herë me telefon, e fundit më 31 korrik të këtij viti. Nga ana e policisë vijojnë hetimet për identifikimin e autorëve, pasi kërcënimet në telefonin e Demës janë bërë me anonim, jo me numër.
Automjeti tip“Peugeot”me të cilin udhëtonte Gazmir Dema shpërtheu rreth orës 10:30 të paradites së sotme, vetëm pak momente pasi 34-vjeçari kishte dalë nga makina sëbashku me bashkëshorten e dy fëmijët.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





