Durrës, 18 gusht 2014 – Teuta ka nisur përgatitjet për sfidën anti Flamurtar, e cila do të zhvillohet të shtunën dhe do të jetë përballja e parë zyrtare për Teutën, pasi Flamurtari përveç supër kupës që zhvilloi e ka nisur sezonin ditë më parë në përballjet për Europa Ligë. Në radhët e Teutës situata paraqitet mjaftë e mirë, ndërsa lojtarët kanë besim se do të zhvillojnë një ndeshje të mirë ndaj vlonjatëve dhe do të synojnë tre pikët e para. Ndërkohë Lika pret riaftësimin e disa prej lojtarëve, si Hodo, Cyrbja dhe Beqja, të cilët vuajnë pasojat e dëmtimeve.
Kapiteni i Teutës, Bledian Rizvani, e vlerëson me nota të larta fazën përgatitore që skuadra ka zhvilluar në Austri e Ohër. Sipas gardianit dursak, skuadra ka zhvilluar një fazë përgatitore me intesitet, prej të cilës skuadra ka marë ngarkesën e nevojshme fizike. Rizvani thekson se skuadra është përgatitur mirë nga ana fizike, të cilën e konsideron si armën më të fortë të skuadrës së tij. "Kemi punuar intesivisht me profesor Salillarin nga ana fizike dhe shpreh bindje se grupi në drejtim të përagtitjjeve atletike thuajse është gati. Salillari është një ndër përgatitësit atletikë më të mirë që kemi punuar ndonjëherë. Gjatë fazës përgatitore ne i kemi dhënë më shumë përparësi përgatitjes atletike, pasi jemi koshient që ana fizike bënë diferencën në fushën e lojës. Mendoj se në këtë drejtim jemi disa hapa përpara kundërshtarëve dhe përgatitjen fizike e konsiderojmë si armën tonë më të fortë. Si në Austri ashtu edhe në Ohër kemi punuar fort dhe me disiplinë të madhe", u shpreh fillimisht kapiteni i Teutës.
Rizvani deklaron se ai dhe shokët e tij të skuadrës kanë besim tek aftësitë e tyre dhe do të suprizojnë të gjithë skeptiket me paraqitjet dhe rezultatet që do të arrijnë përgjatë sezonit 2014-2015. Gardiani thekson se nën drejtimin e teknikut Lika dhe impenjimin e grupit të lojatrëve që numëri një i pankinës durrsake ka në dispozicion, Teuta pretendon vetëm rezultate pozitive, duke mos iu nënështruar dhe patur frikë asnjë kundërshtar.
"Kam përshtypjen se ky sezon do të jetë shumë i vështirë dhe mjaftë i ashpër, pasi disa skuadra kanë bërë përforcime të shumta dhe detyrimisht janë përmirësuar në disa drejtime ku kishin probleme. Gjithsesi, Teuta nuk ndihet inferiore dhe nuk ka frikë asnjë prej kundërshtareve, duke treguar vetëm respekt për ta. Ne kemi besim tek aftësit tona dhe tek forca e grupit, sikurse kemi patur përherë dhe kemi zhvilliuar sezone mjaftë të mira. Teuta pjesën dërmuese të lojtarëve e ka të rinjë, por mjaftë të talentuar dhe me vullnet të madh për të punuar. Kështu që do të shikoni Teutën e vërtetë në fillim të sezonit, ku do të synojmë vetëm rezultate pozitive", nënvizoi Rizvani.
Sa i përket merkatos, kapiteni shprehet se drejtuesit e klubit kanë zhvilluar një merkato të shkëlqyerë, duke afruar në skuadër elemente shumë cilësorë dhe premtues për të ardhmen.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





