Brazil, 18 gusht 2014 – Legjenda e futbollit brazilian, por edhe atij botëror, Pele, martohet sërish. Pas dy martesave të dështuara, tashmë 73 vjeç, ai do të martohet me 48 vjeçaren japoneze, Marcia Sibel Aoki.
Ylli i futbollit ka konfirmuar se do të martohet por nuk ka dhënë detaje rreth ceremonicë. Pele si fryt i dy martesave të tij ka pesë fëmijë.
Prej disa vitesh ai është i lidhur me Marcia, dhe tashmë për të kurorëzuar dashurinë e tyre do të vendosin kurorë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





