Shkodër, 18 gusht 2014 – Gjendet sot në grykëderdhjen e Bunës, trupi i pajetë i 39-vjeçarit Gentian Peta, i cili më 19 prill u hodh në ujërat e detit Adriatik teksa udhëtonte me tragetin e linjës Durrës-Bari. 

Nga hetimet rezultoi se bëhej fjalë për një hedhje të vullnetshme të 39- vjeçarit Gentian Peta, por trupi i tij nuk u gjet deri më tani. 

Mësohet se Gentian Peta kishte rreth tre vjet që jetonte e punonte në Gjermani, ndërsa pak ditë para se të ndodhte ngjarja e rëndë, autoritetet vendase i kanë kërkuar të largohej nga shteti federal, pasi nuk i përmbushte kriteret për të përfituar dokumentacionin përkatës që duhet të ketë një emigrant në zonën “Shengen”. Largimi nga Gjermania duket se ka ndikuar negativisht te 39-vjeçari, i cili ka zgjedhur vigjiljen e Pashkëve për t’i dhënë fund jetës. 

Familjarët pas mbytjes akuzuan ekuipazhin e tragetit për mungesën e gatishmërisë së mjeteve të operacionit të kërkim-shpëtimit.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/