Durrës, 18 gusht 2014 – 35 dasmorë kanë përfunduar në Urgjencën e Spitalit të Durrësit të helmuar.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës, në një nga lokalet e fshatit Qerret në zonën e Shijakut.

Pasi kanë konsumuar ushqimet e servitura në gostinë e dasmës, dasmorët janë dyndur në Urgjencë mbremjen e djeshme.

Dasmorët janë paraqitur në urgjencë me komplikacione shëndetësore si të vjella, marrje mendsh, dhimbje koke, pasi kanë konsumuar ushqimet e përgatitura në lokalin në pronësi të shtetasit B.J.

Mësohet se numri i personave të paraqitur në Urgjencë për shkak të komplikacioneve shëndetësore ka qenë më i madh, por një pjesë e tyre, pasi kanë marrë ndihmën e parë janë larguar drejt shtëpive të tyre,

Fatmirësisht, gjendja e personave që kanë paraqitur komplikacione me të rënda shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.  

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/