SHBA, 18 gusht 2014 – Këngëtarja 28-vjeçare Lady Gaga duket se nuk do të rritet kurrë, pavarësisht moshës që mbart mbi supe.

Nuk janë të panjohura çmenduritë e saj, por ajo që mediave rozë në mbarë botë u bën përshtypje, është se kur do të mbarojnë këto çmenduri.

Kësaj here këngëtarja ka postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram, ku tregon piercing e saj më të ri në hundë.

Me një make up të ekzagjëruar, Lady Gaga as pozat nuk ka ditur t’i marrë siç duhet.

Ndërkohë, një tjetër foto që qarkullon në internet, është se piercing i saj në hundë kalon tej për tej dhe siç shihet nga fotoja, tepër i ekzagjëruar.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/