SHBA, 18 gusht 2014 – Aktorit 39-vjeçar Leonardo DiCaprio duket se vitet po i kalojnë shumë shpejt e bashkë me to edhe kërkesat për veten e tij.

Kohët e fundit burime të afërta të DiCaprio-s kanë thënë për mediat rozë se ai po kërkon pak privatësi për veten e nuk preferon ta “ndjekin” kaq shumë në çdo hap që hedh.

Këtë të fundit e ka vërtetuar edhe ai vetë, i cili në fundjavë ka kërkuar të argëtohet vetëm, sipas mënyrës së tij dhe për më tepër “i maskuar”.

Prej disa kohësh ai lëviz me syze, kape dhe mjekër të gjatë. Ndoshta kjo është një shenjë që ai po kërkon privatësinë dhe shëtitjen  e tij larg paparazzëve.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/