Itali, 18 gusht 2014 – Gazetari Xhianluka Lomuto (Gianluca Lomuto i të përditshmes puljeze “Il quotidiano italiano” në një reportazh për Durrësin dhe Tiranën trajton mënyrat sesi njerëzit e thjeshtë përpiqen t’i bëjnë ballë krizës ekonomike.

Në Itali njerëzit shkojnë e shesin arturinat e familjes në dyqanet që blenë flori të përdorur. Vjedhin biçikleta sidomos tani, kur udhëtimi me biçikletë është kthyer përsëri në modë për shkak të çmimeve të larta të karburanteve. Braktisin makinat e vjetra buzë kanaleve për të mos paguar taksat etj. etj.

Në Shqipëri njerëzit për të fituar 2 lekë hapin tezgat buzë rrugës. Në këto tezga  shiten cigare e çakmakë, dodorantë e letra hundësh, çamçakizë e karamele. Shumica prej tyre janë “evazorë fiskalë”, që mbijetojnë, duke ua shtuar këto të ardhura, pensioneve, asistencës sociale apo pak eurove të dërguara nga fëmijët emigrantë.

Madje ulen buzë trotuarve me peshore shtëpie dhe për 14-15 cent mund të peshohesh në to. Për një pensionist shqiptar një fitim prej 2-3 eurosh në ditë nga një peshore e tillë është një e ardhur e mirë për të mbijetuar deri në fund të muajit. Italianët kanë shprehjen; paese che vai usanza che trovi (Fshat e zanat). Këto janë “zanatet” shqiptare për të mbijetuar gjatë krizës ekonomike.

/gje. th.  agjencia e lajmeve “Dyrrah”/