Burrel, 18 gusht 2014 – Një makinë ka shpërthyer në qendër të qytetit të Burrelit, vetëm pak metra larg bashkisë.

Mësohet se si pasojë e shpërthimit, nuk ka pasur të lënduar në njerëz, ndërsa automjeti është shkrumbuar i gjithi.

Dyshimet e para të uniformave blu, janë se makina ka shpërthyer për shkak të një bombole gazi. Lidhur me këtë rast vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe detajeve të shpërthimit.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/