Tiranë, 18 gusht 2014 – Nga dita në ditë po shohim se këngëtarët Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri po afrohen më shumë.

Dihet tashmë se në muzikë po korrin një sukses të madh dhe vendet ku ata ftohen për të performuar bashkë janë të panumërta, pasi atje ku është Dafi dhe Ledri, atje është edhe spektakli.

Një foto e shkëputur në një nga koncertet e çiftit tregon shumë më shumë se ata kanë deklaruar, jo se nuk ka shokë që përqafohen, por me kaq pasion sa janë përqafuar Ledri e Dafina,  përqafohen vetëm çiftet e vërteta.

Shumë fansa të këngëtarëve e mirëpritën rikthimin e tyre e në muzikë, e ndërsa tani presin me padurim të shikojnë një “love story” Daffi-Ledri.

Prej kohësh këngëtarët nuk janë shprehur më për njëri-tjetrin, por flasin vetëm me gjuhën e fotove, e kjo foto flet se 1 mijë fjalë, askush dhe asgjë s’mund të ndajë Ledrin dhe Dafinën.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/