Durrës, 18 gusht 2014  – Bregdeti i Durrësit njihet si një nga pjesët më të ndotura të bregdetit shqiptar dhe njëkohësisht për masivitetin e pushuesve.

Ndërsa në muajin korrik plazhit i mungonin pushuesit për shkak të motit të paqëndrueshëm dhe muajit të Ramazanit, tani në gusht situata është krejt tjetër.

Mijëra pushues, veçanërisht nga Kosova, e kanë populluar këto ditë këtë vijë bregdetare.

Në këto foto të agjensisë LSA duket masiviteti i pushuesve këto ditë në Durrës.

Madje disa për t’u ruajtur nga dielli, por edhe nga papastërtitë nuk mendohen dy herë për t’u futur në det me gjithë rroba.