E hënë, 18 gusht 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “Legalizimet, ndryshojnë tapitë për 94 familje”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Gruaja e skandalit: Ofertat e sekretarit të deputetit, për të mos publikuar videot

 

GAZETA SHEKULLI  ka si shkrim kryesor  “Administrata rihap konkurset”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   Avokati i Canes: Videoja e montuar dhe me prapavijë nga politika

–   Trafikoi drogë në Itali me motrën në makinë, mbyllet hetimi

–   Braçe: Mbledhja e parë e Parlamentit të gjejë përgjegjësit për vjedhjen e BSH

 

GAZETA SHQIPTARE  hapet me shkrimin  “Konkurset për punë. Lista me vendet vakante në administratë”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Skandali i pedofilisë, Rama: S’ka vend në PS. Basha: Këtë sistem e ngrite ti

–   Urdhër për akt ekspertimi te Thesari i Bankës së Shqipërisë, dyshohet se janë vjedhur më shumë para

 

GAZETA MAPO  hapet me shkrimin  “Qeveria hap konkurset/ Punësimi në shtet, kushtet për konkurrentët dhe dokumentet që duhen”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Nëna: Biseda e fundit me Canen, e ardhmja e familjes sime në rrezik

–   Ulen fondet për Ramën, Metën dhe Nishanin, rriten për arsimin

–   Vrasja e gomistit, dështojnë negociatat për dorëzimin e agjentit të SHISH

 

GAZETA SHQIP  hapet me shkrimin  “Fullani do të përgjigjet në Kuvend. Kryetari i Komisionit të Ekonomisë: Jo vetëm për vjedhjet, edhe për emërimet nepotike”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Pedofili, pa akuzë për krime seksuale

–   Shkolla, alarmi në Elbasan: Po mbyllin Normalen

–   Prifti italian që realizoi kopjen e parë të “Mesharit”

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/